Sarazin: Rusia nuk është opsion për Ballkanin Perëndimor

Përfaqësuesi special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarazin, i ftuar sonte në emisionin “Click Plus” në TV21 se në Ballkan se Rusia nuk është opsion për Ballkanin Perëndimor. Ai po ashtu shtoi se në Ballkan Rusia është prezente dhe se ka edhe prezencë të emisarëve rusë.

“Ka disa emisarë rusë në rajon…Unë besoj se Rusia është në Ballkan. Rusia është e pranishme. Mund të thuash që është aty, por askush nuk e di dhe ne nuk mund të vërtetojmë se sa thellë. Është shumë apo shumë pak i përfshirë! Ndonjëherë, ka njerëz që duan të thonë se “Fajin e ka Rusia” kur fajin e kanë ata vetë! Nuk specifikoj se cilat! Ata mund të jenë politikanë ose shtete nga rajoni. Duhet të jemi të kujdesshëm dhe të kujdesshëm me Rusinë! Por le ta themi kështu! A ka fluturime direkte nga Shkupi në Moskë? Apo ka udhëtime direkte nga Hamburgu në Shkup? Me cilën linjë ajrore erdha mbrëmë, dhe avioni ishte plot me pasagjerë…”, tha Sarazin.