Saraji është lodhur, tani kërkon ndryshim!

Komuna e Sarajit si duket është lodhur nga premtimet e parealizuara me vite nga pushteti dhe ka vendosur të kërkojë ndryshimin. Kjo mund të konstatohet nga mikpritja masovike që ka hasur koalicioni ASH-AAA dhe bartësi i listës në njësinë zgjedhore numër 1, Skender Rexhepi-Zejd, gjatë vizitës në Saraj, Kondovë, Rashçe, Llokë, në Radushën heroike, e në fshatra tjera të kësaj komune.

“E gjithë komuna e Sarajit në krah të deputetit të ardhshëm të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Skender Rexhepi Zejdi”, kanë deklaruar nga shtabi i tij.