Sarah dhe Dj Pm shijojnë pushimet në Bogë të Rugovës

Sarah nga Shqipëria e Pajtimi nga Kosova filluan romancën e dashurisë brenda shtëpisë së famshme të Big Brother Vip, shkruan lajmi.net.

Ishte Dj Pm i pari ai që e kishte shënjestuar Sarën duke mos çuar mendjen se si do shkojë më tutje njohja dhe lidhja e tyre.

Por falë përkujdesjes së tij e dashurisë që i dhuronte çdo ditë arriti t’i rrëmbente zemrën vajzës më të çiltër aty brenda.

Derisa ndodhen jashtë shtëpisë dyshja po shijojnë momente fantastike së bashku.

Së fundmi Sarah ka ardhur në Kosovë për t’i kaluar disa momente të bukura në Bogë të Rugovës bashkë me Dj Pm./Lajmi.net/