Sarabia do të kthehet te PSG

Spanjolli, Pablo Sarabia është i huazuar te Sporting, nga PSG, por do të rikthehet në ‘Parc des Princes’.

Sarabia është huazuar te ekipi portugez, Sporting në gusht të vitit 2021 nga Paris Saint Germain.

Sipas ‘L`Equipe’, spanjolli do të rikthehet në ‘Parc des Princes’, në fund të sezonit, përcjell lajmi.net.

Arsyeja është se ekipi portugez nuk mund të përballojë shifrat për blerjen e kartonit të lojtarit, gjithashtu sepse ai po kalon në një formë mjaft të mirë.

Ai ka shënuar 18 gola dhe regjistruar nëntë asistime në të gjitha garat në Portugali.