Sara ka disa fjalë për Dagz pas eliminimit

Pas Xheisarës ndodhi një tjetër eliminim e ai që la shtëpinë ishte Dagz, shkruan lajmi.net.

 

Krahas, Dj Pm një reagim e ka bërë edhe Sara Berisha ish banorja e shtëpisë dhe e dashura e Pm e cila kishte një raport të afërt me Dagz.

Përmes një storie të publikuar në Instagram ajo shkroi se banori e ka fituar Big Brotherin dhe mezi pret ta takojë.

“Ti e ke fituar Big Brotherin tënd mezi po të presim vëlla”, shkroi Sara në mbishkrimin e postimit e cila kishte zgjedhur një imazh te Dj.

Ndryshe, pas eliminimit te Dagz për të premten të rrezikuar janë Einxhel, Beatrix dhe Donald.