Sara i kushton fjalët më të ëmbla Poem Blu me rastin e 1-mujorit të lindjes

Çifti më i njohur i estradës tashmë janë bërë prindër, shkruan lajmi.net.

Ledri dhe Sara pak ditë pas lindjes së vajzës të cilën e quajtën Poem Blu ndanë edhe fotografi ku zbuluan portretin e saj.

Së fundmi Sara postoi në Instagram një imazh nga seti i ri fotografik të cilën e kishin bërë për të festuar 1-mujorin e ardhjes në jetë të Poem Blu.

Poem Blu në fotografitë e postuara shihet me një kompjuter të vogël në duar teksa ishte në gjumë ku edhe duket aq e ëmbël.

Si kaloi kaq shpejt një muaj? Zemra ime është aq e mbushur nga ti sa nuk mundem as ta quaj timen!”, shkroi Sara.