Santiana: Bucin nuk e njoh nga jashtë as s’e kam njohur kurrë para BBVK

Të enjten, pesë të nominuarit kanë shijuar darkën e ushtruar enkas për ta.

Darka e banorëve të nominuar i ka vënë të pesë konkurrentët e Big Brother VIP Kosova pranë pyetjeve pikante.

“Pse po e mbani të fshehtë që me Bucin njiheni nga jashtë?”, ka qenë pyetja e fundit drejtuar Santianës.

“Nuk e njoh Bucin nga jashtë, as se kam njohur kurrë, e kam takuar në natën e parë kur kemi hyrë në BBVK. Askënd se kam njohur këtu, përpos Ganiut dhe Brikendën pasi është e rrethit të Gjakovës”, ka thënë Santiana.

Përndryshe, njëri prej pesë të nominuarve të kësaj jave: Santiana, Linda Halimi, Alby, Alba dhe Blerando, do të largohet nga shtëpia të premten.