Sanksionohen 50 vozitës në Shkup

Ministria për Punë të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik, me çrrastë vetëm në territorin e Shkupit ka shqiptuar 50 gjoba dhe atë: 25 për tejkalim të shpejtësisë, 4 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, gjithashtu dhe katër gjoba janë shqiptuar për përdorim të celularit gjatë vozitjes.

Nga MPB-ja njoftojnë se janë shqiptuar dhe dy gjoba për vozitësit fillestar dhe një tjetër për tejkalim të parregullt.