Sanksionohen 237 motoçiklistë

Në periudhën nga ora 03.05-08.05, në të gjithë vendin është zhvilluar kontrolli i përforcuar aksionar për sanksionimin e kundërvajtjeve të kryera nga drejtuesit e motoçikletave, ku janë sanksionuar 237 drejtues. Prej tyre, 142 drejtues mjetesh nuk kanë përdorur kaskë mbrojtëse gjatë drejtimit të mjetit, 53 kanë vozitur pa patentë shofer, 16 kanë vozitur me leje të skaduar, dy kanë vozitur nën ndikimin e alkoolit dhe 42 drejtues janë përjashtuar nga qarkullimi. Shkeljet e tjera sanksionohen.

Aksionet e intensifikuara të kontrolleve vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit dhe të kontribuojmë së bashku për rrugë më të sigurta.