Sanksionohen 231 vozitës në Shkup, 76 për tejkalim të shpejtësisë

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme (08.07.2021) në territorin e Shkupit ka shqiptuar gjithsejtë 231 gjoba, dhe atë: 76 për tejkalim të shpejtësisë, 17 gjoba për motoçiklistët, 18 për ngasje të makinës pa patentë shoferi. Janë shqiptuar edhe 10 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 13 të tjera për ngasje të makinës në gjendje të dehur, 4 për mosvënien e rripit të sigurisë dhe 64 për parkim të parregullt.