Sanksionohen 184 vozitës, 20 për tejkalim të shpejtësisë

Ministria për Punë të Brendshme gjatë ditës së djeshme (22.03.2021) ka regjistruar 184 shkelje në trafik dhe atë: 48 për mosvënien e rripit të sigurisë, 20 për tejkalim të shpejtësisë, 18 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 5 për makina të paregjistruara dhe teknikisht të parregullta. Janë shqiptuar edhe 10 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 4 për kalim në të kuqe dhe 53 për parkim të parregullt.