Me test PCR të falsifikuar tentoi të dalë nga shteti, gjobitet 46-vjeçari

Prokuroria Publike e Shkupit ka ngritur një aktakuzë kundër një 46-vjeçari, banor i Koçanit për shkak se më 14 mars, në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit ka tentuar të dalë jashtë shtetit me test PCR negativ në koronavirus, por që ka qenë i falsifikuar.

“Më 14 mars, në vendkalimin kufitar në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupi, i akuzuari është përpjekur të dalë nga shteti duke përdorur vërtetim të falsifikuar për test PCR negativ në koronavirus. Edhe pse nuk është testuar dhe ditur se a e posedon certifikatën nga laboratori, ai dokumentin e ka përdorur si të jetë i vërtetë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë, transmeton TV21.

Prokurori përkatës i ka propozuar Gjykatës Penale të Shkupit që të shqiptojë dënim me 100 gjoba ditore, ku vlera e gjobës ditore është 20 euro.