Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme në territorin e Qytetit të Shkupit ka sanksionuar 173 shoferë, mes të cilëve 42 për vozitje më të shpejtë nga e lejuara, 12 për vozitje pa patentë shoferi, si dhe 17 shoferë të motoçikletave.
Siç informon MPB, janë shqiptuar edhe tetë sanksione për shfrytëzim të celularit, pesë për automjete të parregulluara teknike dhe të paregjistruara, si dhe 59 sanksione për automjete të parkuara në mënyrë të padrejtë.
Nga MPB-ja paralajmërojnë se vazhdojnë kontrollet e përforcuara aksionare të komunikacionit dhe apelojnë qytetarët t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat e komunikacionit, për ta rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.