Sanksionohen 148 vozitës në Shkup, 91 për tejkalim të shpejtësisë

Ministria për Punë të Brendshme gjatë ditës së djeshme (28.03.2021) ka regjistruar 148 shkelje në territorin e qytetit të Shkupit, prej të cilave 91 për tejkalim të shpejtësisë, 7 për ngasje të makinës pa patentë shoferi. Janë shqiptuar edhe 3 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 4 për mosvënien e rripit të sigurisë, 8 për kalim në kuqe në semaforë dhe 14 për parkim të parregullt.