Saneja nuk po gjen rehati te Bayerni

Sulmuesi i Bayern Munchenit, Leroy Sane, nuk po rehatohet në Gjermani për shkak të udhëtimeve të tij të shpeshta në Angli.

Përfaqësuesi i Gjermanisë, që tani luan te bavarezët, e ka familjen në Angli, ku më parë kishte luajtur te Manchester City.

Ai madje kishte munguar në stërvitjet e kampionit gjerman javën e shkuar, pasi që kishte qenë në Angli, duke kaluar kohë me familjarët e tij, teksa në Gjermani jeton i vetëm.

Forma e tij ka pësuar një rënie që nga Kupa e Botës, që u mbajt në muajt nëntor-dhjetor, duke bërë që ai ta humbë rolin titullar në formacionin e gjigantit gjerman.