Sane: Falë Guardiolës jam ky që jam sot

Leroy Sane luajti për 4 sezone me Manchester City (2016-2020), aty ku shënoi 39 gola në 135 ndeshje të luajtura.

Verën e vitit të kaluar u transferua te Bayern Munchen. Klubi bavarez insistoi gjatë për shërbimet e lojtarit, për të cilin pagoi 45 milionë euro.

Disa shkëndija i ka dhënë, por sulmuesi i majtë gjerman duhet të bëjë më shumë te kampionët e Gjermanisë dhe Evropës.

25-vjeçari ka kujtuar kohën e kaluar në Premier në një prononcim për Der Spiegel, duke u ndalur kryesisht te Pep Guardiola, ish-trajneri.

“Unë dhe Pep kishim një raport shumë të shkëlqyer. Guardiola më solli në një nivel të lartë si futbollist, Veçanërisht duke punuar me detajet e vogla: me cilën këmbë duhet ta merrja topin apo në çfarë pozicioni të fushës duhet të qëndroja po sulmoja. Më shpjegonte se kush ishte mënyra më e mirë për të hapur lojën dhe shumë gjëra të tjera. E bëjnë edhe trajnerë të tjerë, por Pep e përsëriste çdo ditë, nuk lodhej fare. Ai nuk ndalet derisa të bindet që je përmirësuar. Pastaj ia del të gjejë gjithmonë ndonjë gjë të re për të punuar. Nëse nuk do të transferohesha te City, nuk do e kisha arritur kurrë nivelin që kam” – u shpreh Sane.

Për Bayern Munichun, Sane ka zhvilluar 25 ndeshje ku ka shënuar tetë gola dhe ka bërë pesë asistime.