Sancho drejt rikthimit në Bundesliga, Man Utd dhe Dortmund po përgatitin një shkëmbim të bujshëm

E ardhmja e Jadon Sanchos është larg Manchester Unitedit, klub nga i cili është përjashtuar.

Sulmuesi anglez është përjashtuar nga trajneri Erik Ten Hag për arsyeje disiplinore dhe do të largohet nga Old Traford gjatë afatit kalimtar të janarit.

Shumë skuadra kanë shprehur interesim për transferimin e Jadon Sanchos, në mesin e tyre edhe ish-skuadra e tij Borussia Dortmund.

Duket se Manchester United dhe Borussia Dortmund po planifikojnë një shkëmbim që do ta rikthente Sanchon në Signal Iduna Park gjatë afatit kalimtar dimërorë.

Sipas asaj që ka raportuar gazeta gjermane Sport Bild dy skuadrat janë të gatshme për një shkëmbim, ku Sancho do të rikthehej në Bundesliga derisa në Old Traford do të transferohej sulmuesi holandez Donyell Malen.

Autori i pesë golave ​​në 19 ndeshje, Malen nuk ka bërë hapin e pritur në Signal Iduna Park, për këtë arsye Dortmund janë të hapur për largimin e tij.

Edhe nëse nuk ndodh shkëmbimi, verdhezinjtë janë të gatshëm ta shesin Mallenin nëse vije një ofertë mbi 30 milionë euro.