Sancho do të largohet në janar pas polemikave me Ten Hag, zbulohen dy destinacionet e ardhshme të tij

Jadon Sancho është i destinuar të largohet nga Manchester United gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sulmuesi anglez është përplasur me trajnerin Erik Ten Hag dhe nuk bën pjesë në planet e holandezit.

Ai ishte urdhëruar nga klubi që t’i kërkonte falje trajnerit, por Sancho refuzoi ta bënte një gjë të tillë.

Kësisoj Ten Hag e ka larguar nga grupi dhe sulmuesi anglez po stërvitet i vetëm.

Largimi i tij në janar nga Old Traford është i pashmangshëm, derisa Manchester Evening News ka zbuluar dy destinacionet e ardhshme të anësorit.

Nottingham Forest ka shprehur interesim në Ligën Premier, derisa Borussia Dortmund po kërkon rikthimin e tij në Signal Iduna Park.

Dortmund shihet si favorit për të nënshkruar me anglezin me vet Sanchon që ka kërkuar rikthimin në elitën e futbollit gjerman.