Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka arritur në stacionin policor të qytetit të tij. Ai pritet të intervistohet nga Departamenti i Krimeve të Rënda të Policisë së Kosovës.
Lushtaku nuk foli për media, ndërsa një numër i madh i qytetarëve po presin para stacionit policor.



