U.d. kryetari i Gjykatës së Gostivarit, Eljesa Aliji është larguar nga detyra pas hetimit të prokurorisë se është i përfshirë në aferë korruptive, respektivisht ka kërkuar dhe ka pranuar 8.000 euro për të intervenuar te një gjykatës për një lëndë civile. Në hetimin e Prokurorisë është i përfshirë edhe një administrator gjykate i cili në këtë rast ka marrë 800 euro për të intervenuar. Gjykata i ka pranuar masat e kujdesit të cilat i ka propozuar Prokuroria, respektivisht ia ka ndaluar ta lëshojë shtetin dhe e ka obliguar që të paraqitet në gjykatë në periudha të caktuara. Në seancën e sotme, Këshilli Gjyqësor pasi e largoi nga detyra Alijin, për u.d. kryetar e ka caktuar gjyqtarin Mirosllav Petroskin./Alsat.mk.
Lajme Kryetari i Gjykatës së Gostivarit, Eljesa Aliji, i dyshuar për 8 mijë...



