Samanta në studio për këngën e re

Këngëtarja e njohur Samanta Karavella ka disa muaj që nuk ka sjellë asnjë projekt të ri muzikor, shkruan lajmi.net.

Me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram, këngëtarja u shfaq duke punuar për këngën e saj të re në studio muzikore.

“Kthehem në shtëpi”, ka shkruar Samanta, duke mos dhënë më shumë detaje rreth këngës, të cilën është duke e punuar.

Kujtojmë se projekti i fundit muzikor nga Samanta është “NKN”, të cilën e solli më 7 korrik të vitit që e lamë pas.