Në prag të lindjes, Afërdita duket elegante në darkë me partnerin

Afërdita Dreshaj është shumë aktive në rrjete sociale, në të cilat ndan vazhdimisht imazhe nga përditshmëria e saj, shkruan lajmi.net.

Së fundi, ajo publikoi disa fotografi në Instagram, ku shfaqet krah partnerit e veshur në fustan të bardhë dhe me flokë të lidhura.

Afërdita vuri në pah barkun e rrumbullakosur në këto imazhe, pasi edhe është në muajt e fundit të shtatzënisë, meqë rast do të bëhet nënë për herë të parë.

Afërdita Dreshaj dhe Jakub Kindl festuan Shën Valentinin së bashku, ndërsa ditë më parë shijuan pushimet në Miami. /Lajmi.net/