Saliu: Talat Xhaferit nuk do të jetë kryeministër i shqiptarëve

Shkruan: Furkan Saliu, gazetar

Sa i përket “Kryeministrit shqiptar”… Ai mund të jetë Kryeministër i parë me përkatësi etnike shqiptare, por assesi Kryeministër i shqiptarëve.

1. Fushata e BDI-së u bë me Naser Ziberin për KRYEMINISTËR SHQIPTAR e jo Kryeministër TEKNIK shqiptar.

2. Nominimi i Talat Xhaferit si kandidat për Kryeministër TEKNIK dhe lëshimi i postit të Kryetarit të Kuvendit është debakell politik.

Dy humbje të mëdha politike me kapital të konsiderueshëm. E para: Përkulja para Zoran Zaevit. E dyta: Përkulja para Kovaçevskit.

3. Kryeministri mund të jetë më përkatësi etnike shqiptare por nuk është Kryeministër i shqiptarëve. Pse nuk është? Sepse shqiptarët i ke në McDonald’s. Sipas disa statistikave mbi 700 000 qytetarë janë larguar në shteti në 9 vitet e fundit.

4. Nga aspekti i moralit politik Talat Xhaferi duhet ta refuzojë këtë nominim.

Pse?

-Sepse në fushatë qytetarëve iu thanë se Kryeministri shqiptar do të jetë apartiak.

Sepse askund nuk e përmenden atë teknik dhe Xhaferi do të jetë vegël e një gënjeshtre të madhe.

-Arsye tjetër e rëndësishme është se në Gostivar është bërë praktikë që Taravari të jetë ai që fiton e jo Xhaferi. A duam që Kryeministri i parë shqiptar (teknik) të mbahet mend si një person që humb në Gostivar e tij e udhëheq krejt shqiptarët.

5. Pak e rëndësishme është Kryeministri a është shqiptar a jo. Ashtu siç është pak e rëndësishme pse Ministri i financave është shqiptar. Pak e rëndësishme pse ke prokuror e gjykatës shqiptar.

Ju dham pushtet për ta kuptuar se pozita nuk vlen asgjë nëse aty nuk vendosen persona adekuat.