Saliba: Jam shumë i lumtur këtu në Arsenal

William Saliba është i lumtur në Arsenal.
Saliba ka kontratë me ‘Topçinjtë’ deri në vitin 2024, ndërsa rinovimi ende nuk ka ndodhur.

Se janë drejt arritjes së marrëveshjes ka treguar vetë francezi, duke u shprehur i lumtur në ‘Emirates’

“Jam shumë i lumtur këtu në Arsenal. Klubi po flet me agjentin tim dhe mua për kontratën e re”, tha fillimisht lojtari.

“E vetmja gjë që mund të bëj është të përqendrohem në futbollin tim, por jam vërtet shumë i lumtur këtu”, përfundoi ai.

Kujtojmë që 21 vjeçari po tregon formë fenomenale këtë edicionin me liderin e Premier Ligës, Arsenalin.

Mbetet të shihet sa gjatë do vazhdojë karrierën e tij në ‘Emirates’.