Sali Berisha dhe “fitorja e tij e Pirros”

Shkruan: Dibran Demaku

Sali Berisha, ish kryeminisër dhe ish president i Shqipërisë,në moshë të shtyer fizike dhe mendore po bën përpjekjen e tij mbase të fundit jetësore që të rikthehet në skenën politike duke i keqpërdorur në mënyrën më të keqe ata që i shkojnë prapa, duke i gënjyer se ai po kthehet në politikë për të mirën e vendit. Ndërkaq e vërteta është krejt tjetër: ai me lëvizjen e tij të fundit po mundohet që ta lajë fytyrën e tij të nxirë nga Dash-i amerikan.

Është thënë shumëherë se Saliu është i tmerrshëm dhe i pakompromis ndaj atyre që në çfarëdo mënyre i nxjerrin të palarat në shesh.Ai,pra Saliu për të mbrojtur vetën e tij(i mësuar të besojë në vetëvete)se është i gjithëdijshëm dhe i paprekshëm, është në gjendje që t’u shpallë luftë edhe vetë Shteteve të Bashkuara të Amerikës!

Edhe pse e di se luftën e ka të humbur pa e nisur fare e ka të humbur, ai do ta qetësojë egon e tij të sëmurë dhe të mbetët në histori si i vetmi që i ka shpallë luftë vendit më të fortë aktualisht të botës.

Dhe derisa akti i tij(akt i një personi të tejplakur,që mbase nuk është në gjendje të përcaktojë në këtë çast të mirën dhe të keqen) ai i prekur në sedër mbase është në gjendje të ju shpallë luftë edhe diellit e hënës apo yjeve që janë aq larg dhe s’i arrinë dot. E tëra kjo përpjekje e tij,është një përpjekje prej të dëshpëruari,për ta qetësuar egon e lënduar,dhe mbase në njëfarë mase edhe nga dikush mund të mirëkuptohet, sa i përket atij vetë,por ajo që nuk mund të mirëkuptohet është përkrahja e atyre që i shkojnë prapa! Dhe në atë masën që i shkojnë prapa ka plotë e përplotë deputetë të së shkuarës dhe të tashmës,që llogarisin në interesat e tyre, pa ju bërë vonë të mendojnë me kokat e tyre se me këtë rrugë ku kanë hyrë do të fitojë vende të merituara qesharake si në anekdotat e Nasradinit,apo të Don Kishotit të Servantesit!

Në gjithë këtë zhurmë të krijuar nga një i dëshpëruar me sedër të lënduar, bie në sy mospjesëmarrja në gjithë këtë marrëzi e ish kryetares së Kuvendit zonjës Jozefina Topallit, përndryshe dikur simpatizuesja më e flaktë e Berishës. Mbase zonja Topalli e ka kuptuar që në fillim se kjo përpjekje e Saliut nuk është asgjë tjetër vetëm një “luftë” e Don Kishotit me mullinjtë e erës!

Mbase Sali Berisha edhe mund të “fitojë”,sepse në vendin e shqiptarëve dhe të shqiponjave gjithçka është e mundur,por në historinë e kombit fitorja e tij do të mund të quhej si”Fitorja e Pirros”!