Salah: Thyerja e rekordit të Drogba motivim shtesë, duam LK dhe Premierligën

Egjiptiani u rendit në pozitën e shtatë në garën për Topin e Artë, të cilën e fitoi Lionel Messi për herën e shtatë në karrierë, transmeton lajmi.net

Duke folur për “Sky Sports”, Salah thotë se koha në Seria A i ka ndihmuar që të rritet më shumë.

“Mendoj që kalimi në Seria A me ndihmoi sepse kur isha te Chelsea duhej të ndryshoja mënyrën e lojës dhe kulturën. U ndjeva që duhet të ndryshoja stilin e lojës dhe shkova në Itali dhe luajta mirë, pra kjo ndikojë që të arrija këtu ku jam”.

‘Gjithmonë provojë të gjejë motivimin te vetja, por nuk e di si, mirëpo të thyeja rekordin e Droga më stimuloi sepse është legjendë. E njohim njëri-tjetrin, është mik, pra ishte motivim shtesë t’ia thyejë rekordin dhe e bëra”.

“Do doja gjithmonë ta fitoja Ligën e Kampionëve dhe Premierligën, nuk e di cilën të zgjedhë. Shpresoj që t’i fitojë të dyja këtë vit. Në Romë dhe Florence kalova kohë të mirë, ishte kohë fantastike dhe gjithmonë me kanë bërë të bie në dashuri. Kam kujtesë të mirë, më kanë ndihmuar të rritem si person dhe lojtar, pra mund vetëm t’i falënderojë. Ndoshta do takohemi sërish dhe të luajmë kundër”, tha ai.

Ndërkohë, Salah në të kaluarën ka konfirmuar se synimi për këtë sezon është ta fitojë Topin e Artë.