Salah shënon golin e 200-të për Liverpoolin dhe shkruan emrin në historinë e klubit

Liverpool's Egyptian midfielder Mohamed Salah reacts during the English Premier League football match between Newcastle United and Liverpool at St James' Park in Newcastle-upon-Tyne, north east England on April 30, 2022. (Photo by Paul ELLIS / AFP) / RESTRICTED TO EDITORIAL USE. No use with unauthorized audio, video, data, fixture lists, club/league logos or 'live' services. Online in-match use limited to 120 images. An additional 40 images may be used in extra time. No video emulation. Social media in-match use limited to 120 images. An additional 40 images may be used in extra time. No use in betting publications, games or single club/league/player publications. /

Mohamed Salah është bërë lojtari i pestë në historinë e Liverpool që arrin të shënojë 200 gola për klubin.

Sulmuesi egjiptiani shënoi sot (e shtunë) golin e barazimit ndaj Crystal Palace në fitoren 1-2 të Liverpoolit.

Me këtë gol, Salah arriti të shkruaj emrin me shkronja të arta në historinë e Reds, duke u bërë lojtari i pestë që arrin shifrën e 200 golave në të gjitha garat.

 

Goli u bë gjithashtu goli i 150-të i Salah në Ligën Premier. Nga 150 golat në Ligën Premier, 148 gola kanë ardhur me fanellën e Reds dhe dy gola për Chelsean.

Salahut iu deshën 327 ndeshje në të gjitha garat për të shënuar 200 gola me Reds dhe për t’u bashkuar me emrat e disa legjendave të mëdha.

Ian Rush është golashënuesit më i madh në histori me 346 gola, pas tij vjen Roger Hunt me 285 gola, Gordon Hodgson i treti me 241 gola dhe Billy Liddell i katërti me 228 gola. /Telegrafi/