Salah nuk është në shitje

Liverpool nuk planifikon shitjen e Mohamed Salah, ka bërë të ditur tabloidi britanik The Sun.

Së fundmi qarkulluan spekulime se ylli egjiptian është i pakënaqur në Anfield dhe mendon të largohet nga klubi pas përfundimit të këtij sezoni.

Lajmi ka alarmuar klube të ndryshme evropiane të interesuara për transferimin e tij.

Mirëpo, Reds duket se nuk janë duke e konsideruar mundësinë e shitjes së Salah.