Legjenda e Liverpoolit, Graeme Souness e ka cilësuar yllin egjiptian, Mohamed Salah, si një lojtar egoist.
Egjiptiani, i cili ka qenë vazhdimisht sulmuesi më produktiv i skuadrës në sezonet e fundit, është nën kritika në Anfield.
Salah nuk ka qenë në maksimumin e tij duke bërë që Reds të largohen nga garat për disa trofe javët e fundit.
Ndërsa fliste në podcastin Three Up Front të William Hill, legjenda Souness vendosi të kritikoj Salahun.
“Unë besoj se Mohamed Salah është i fikur dhe largohet nga Liverpooli”, ka thënë fillimisht Souness.
“Ai ka qenë i mrekullueshëm për Liverpoolin, por nëse ai largohet në Superligën e Arabisë Saudite, atëherë ai do të jetë ylli më i madh në atë pjesë të botës”.