Saka shpallet lojtari i sezonit tek Arsenali

Bukayo Saka është shpallur lojtari më i mirë në sezonin që lamë pas për skuadrën e Arsenalit.

Anglezi arriti të shënojë 11 gola dhe shtatë asistime në 38 ndeshje të luajtura në Premier League me “topçinjtë”.

Anipse “The Gunners” nuk arritën t’i realizojnë objektivat e tyre sezonale, duke e mos e kapur një “biletë” në Champions League përmes vendit të katërt në tabelë, Saka shkëlqeu në aspektin individual.

21-vjeçari po ashtu ishte i nominuar edhe për çmimin si lojtari më i mirë i ri në Premier League, por që nuk arriti të dekorohej në fund me të.