Oferta e parë e Liverpool për Nunez do të jetë 80 milionë euro

Liverpooli po mendon seriozisht që ta afrojë Darwin Nunez gjatë afatit kalimtar veror.

Skuadra e Jurgen Klopp do të përforcohet në majën e sulmit, pikërisht aty ku konsiderohet si pika fragjile e “Të Kuqve”, pas largimit të Sadio Mane.

Mësohet se oferta e parë që do të niset në drejtim të Benficas nga ish-kampionët anglezë do të jetë 80 milionë euro, pa i llogaritur bonuset.

Nunez ka shkëlqyer në sezonin e fundit me Benfican ku shënoi 26 gola në ligën portugeze.