Safet Bishevac, pozitiv në Kovid-19

Kandidati për deputet nga lista e VMRO-DPMNE-së, Safet Bishevac sot në profilin e tij në Fejsbuk ka bërë të ditur se është pozitiv në Kovid-19.

“Të nderuar miq, testimi tregoi se jam pozitiv në Kovid-19. Për fat të keq, gjërat ndonjëherë ndodhin edhe krahas respektimit maksimal të mundshëm të rekomandimeve për mbrojtje”, thekson Bishevaci.

Ai shton se tani për tani ndjehet mirë si dhe nuk ka asnjë problem, por bashkë me familjen në periudhën që vijon do të mbetet në izolim dhe nën mbikëqyrjen e mjekut amë.