Sacchi: Kam qarë për Messin

Ish-trajneri i Italisë, Arrigo Sacchi, thotë se Argjentinë-Francë ishte ndeshja më e mirë në Kupën e Botës dhe se ai qau për gëzimin e Leo Messit.
Amerikano-jugorët fituan kupën e tyre të tretë të botës në një finale epike të fituar me penallti kundër Francës të dielën.

“Para së gjithash, një rrëfim: kur Messi e ngriti Kupën e Botës në qiell, sytë e mi ishin të lagur me lot”, shkroi Sacchi në rubrikën e tij për “Gazzetta”.

“Mendova për rrugën e tij, atë që ai kishte fituar me Barcelonën, driblimin e tij, çmimet e tij për Topin e Artë. Por ishte ai mallkimi që ai nuk mundi dot. Ai nuk e kishte fituar trofeun më të kërkuar me “Seleccion”.

“Në të vërtetë dukej si një kurs dhe kjo është arsyeja pse u emocionova kur ai ngriti kupën në qiell. Jeta është bujare dhe futbolli po ashtu. Shpesh ju kthen atë për të cilën keni punuar. Messi ka dhënë shpresë dhe emocione, djersiti dhe punoi shumë. Ky Botëror është çmimi për një karrierë të tërë.”, theksoi Sacchi.

“Në mendjen time, do të ketë një imazh të argëtimit absolut që mbajti miliarda njerëz të mbërthyer para televizorit. Kjo ishte një fitore e madhe për futbollin”, përfundoi ish-trajneri italian.