Sabriu kujton momentin kur Pagarusha e nderoi me pjesëmarrje në koncertin për 50-vjetorin e karrierës

Mëngjesin e sotëm u dha lajmi i hidhur për ndarjen nga jeta të mbretëreshës së muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha.

Vdekja e saj ka lënë gjurmë të mëdha në kulturën shqiptare, ndërsa me dhimbje e mall e kujtojnë shumë prej figurave të njohura publike.

Këngëtari Sabri Fejzullahu, ka ndarë një video të shkëputur nga koncerti për 50 vjetorin e karrierës së tij, ku ishte nderuar nga pjesëmarrja e Pagarushës.

“Sot na la, bilbili e ikona e këngës shqipe. Nexhmije Pagarusha, ti u ndave nga kjo jetë, por kënga jote, zëri e vepra jetojnë gjithmonë sa t’është gjallë shqiptaria. Me dhembje t’madhe n’shpirt po ta them unë Sabri Fejzullahu që t’kam pasë idhull gjithmonë, lamtumirën me këto vargje: “Nxire këngëve për t’më gëzuar o bilbil
Të dëgjoj me mall kur ligjëron bilbil
Kur kam dhembje, kur kam vaje o bilbil
Kënga jote shpirtin ma qetëson bilbil”

I përjetshëm qoftë kujtimi dhe emri yt…”, ka shkruar ai.