Personi i infektuar nga koronavirusi: Jam mirë, nuk kam ndonjë shqetësim

“Jam mirë, ndihem rehat. Për momentin nuk kam ndonjë shqetësim të veçantë.”

Këto janë fjalë e 29 vjeçarit italianit të shtruar në spitalin Spallanzani në Romë, i cili doli pozitiv ndaj testit të koronavirusit.

55 italianët e tjerë, që së bashku me të riun u riatdhesuan nga Wuhan, ndodhen ende në karantinë në Cecchignola.

Ata e ndjekin dhe mbështesin në distancë 29-vjeçarin.

“Kemi pasur pak kontakte me të këto ditë. Para se ai të transferohej në Spallanzani, ishte në një dhomë të vetme. Tani jemi të qetë, pas disa orësh shqetësimi ne tani ndjehemi të qetë. Mjekët ushtarakë na kanë thënë se të gjitha shtupat e faringut, të kryera dje, janë negative “.

Më 2 shkurt, 56 italianë i ishin nënshtruar kontrollit të teperaturës para se të largoheshin nga Ëuhan, por jo tamponit në fyt, një ekzaminim i cili është është kryer mbi ta menjëherë në Itali.

Gjatë kësaj periudhe të mbikëqyrjes sanitare, kontrolli me tampon për 55 pacientët në Cecchignola kryhet çdo 2-3 ditë.

Në spitalin Spallanzani janë njëmbëdhjetë persona. Pesë prej tyre janë testuar për koronavirusin e ri dhe presin rezutatet. Tre janë pacientë që dolën negativë në testin e koronavirusit, mbeten akoma të shtruar në spital për arsye të tjera klinike.

Së fundmi janë tre raste të konfirmuara, çifti kinez dhe i riu nga Cecchignola.