Sabri Fejzullahu uron besimtarët myslimanë për muajin e shenjtë të Ramazanit

Këtë të martë ka filluar muaji i Ramazanit teksa shumë fytyra publike kanë hyrë në rrjete sociale për të uruar fillimin e këtij muaji të shenjtë, shkruan lajmi.net.

Sabri Fejzullahu ka uruar ndjekësit e tij përmes një fotografie të postuar, ai uroi të gjithë myslimanët të cilët agjërojnë duke ju uruar agjërim të lehtë atyre.

“Mirë se erdhe muaj i shenjtë i mirësisë, i solidaritetit, i tolerancës, i ndihmesës. Me zemër urime e Zoti ju lehtësoftë ditët e agjërimit”, shkroi Sabri Fejzullahu përkrah footgrafisë së postuar në Instastory.