Sabri Fejzullahu feston ditëlindjen, urohet nga e gjithë estrada

Një ndër ikonat më të mëdha të muzikës shqiptare, Sabri Fejullahu, feston sot ditëlindjen.

I lindur më 16 shtator të vitit 1947, ai sot mbush 73 vjet.

Megjithëse  i takon një gjenerate më të vjetër të këngëtarëve, këngëtari vazhdon të zë vend në muzikën argëtuese të Kosovës dhe të jetë mjaftë i pëlqyer, shkruan lajmi.net.

Djali i tij Ermal Fejzullahu e uron në faqen e tij në Instagram me një post ku shprehet se e duan shqiptarët kudo që janë. Në fotografinë që ka publikuar Ermali janë parë shumë emra të estradës që i kanë uruar ditëlindjen. Ndër ta ishte Kida, Genta Ismaili, Ledri Vula, Sinan Hoxha, Afërdita Demaku e të tjerë.

Kënga e fundit e Fejzullahut është “Edhe një herë”, e cila është pritur mjaftë mirë nga publiku dhe ka grumbulluar mijëra klikime në kanalin Youtube.