Sabiani tregon arsyet se pse nuk shkoi në ditëlindjen e Monikës

Këngëtari, Sabiani ishte njëri nga konkurrentet e sezonës së parë të “Big Brother VIP”.

Ai brenda këtij spektakli krijoi miqësi me shumë banorë që shumicën e tyre e ka vazhduar shoqërinë edhe jashtë shtëpisë.

Së fundmi, ai ishte pjesë e emisionit “Natën me Aulonën”, ku tregoi shumë gjëra lidhur me jetën personale dhe atë profesionale.

Ndër të tjerash, ai foli edhe për raportet që ka me banorët e “BBV” pas përfundimit të spektaklit.

Sabiani ka treguar edhe arsyen se pse nuk shkoi në ditëlindjen e Monikës, e cila gjithashtu është ish-pjesëmarrëse në “BBV”.

“Nëse do më kishte ftuar do shkoja, ndoshta si ka shkuar mendja se nuk është se kemi ndonjë armiqësi. U takuam te datëlindja e Big Mamës, u përqafuam”, u shpreh ai.

Ndryshe, kujtojmë se këngëtari kishte një miqësi të mirë me Ilirin dhe Monikën brenda këtij spektakli, por nuk dihet nëse jashtë kanë ndryshuar raportet.