Sa ushtarë rusë janë vrarë? Ukraina përditëson bilancin

IRPIN, UKRAINE - MARCH 3: Ukrainian soldiers are seen near the recently collapsed bridge which was the target of a Russian missile, near the town of Irpin, Ukraine on March 3, 2022. ( Wolfgang Schwan - Anadolu Agency )

Ushtria e Ukrainës ka njoftuar sot se rreth 13,500 ushtarë rusë janë vrarë gjatë luftimeve, që prej fillimit të sulmeve ruse. Një shifër shumë herë më e lartë nga ajo që zyrtarët rusë kanë konfirmuar.

Moska ka deklaruar në fillim të marsit se gjatë luftimeve janë vrarë më pak se 500 ushtarë rusë. Nga ana e saj Ukraina pretendon se ka rrëzuar katër helikopterë rusë dhe një avion luftarak në 24 orët e fundit, shkruan Skyneës.

Në total, Ukraina thotë se ka shkatërruar 95 helikopterë rusë dhe 81 avionë.