Sa lajm i keq për Ali Ahmetin në ditëlindjen e BDI-së, IRI amerikan e nxjerr pas Zijadin Selës

Ylber Pilku

Instituti amerikan IRI paska sjellur një lajm të keq për Ali Ahmetin. Në ditën kur BDI feston 18 vjetorin, Ali Ahmeti nuk paska shumë disponim për të festuar. IRI paska publikuar atë që gjithë ne e dimë moti kohë, se Zijadin Sela është politikani më i popullarizuar te shqiptarët në Maqedoni. Shqiptarët nuk i vlerësojnë fjalët boshe të Ali Ahmetit. Sa për fjalë ai është pa konkurencë. Sot e bën Shqipëri, nesër Skandinavi, por kur vjen puna te karriga tap e lëshon bajrakun. Un bile mendoj se dallimi është edhe më i madh në favor të Zijadin Selës, por dihet se një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve në vende diktatoriale nuk e tregojnë publikisht përcaktimin e tyre opozitar, por zakonisht deklarohen të papërcaktuar.
Sa lajm i keq për Ali Ahmetin e Musa Xhaferin, por sa lajm i bukur për shqiptarët. Edhe më i bukur bëhet ky lajm kur i shikojmë rezultatet e anketës në Kosovë. Prin Albin Kurti me 25 për qind, e dyta Vjosa Osmani me 16 për qind. Hashimi mezi e kalon pragun me 6 për qind, kurse Isa num figuron aspak, nuk e kalon as pragun.
Anketë që paralajmëron ditë të mira për shqiptarët, por ditë të këqija për politikanët gënjeshtarë. Skemi çu bëjm, si e kanë lypur do e gjejnë!