Sa herë që kam dalë në rrugën “Maqedonia”, kafenetë ishin të stërmbushura, tha Hasani për masat e reja

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Ilir Hasani në ClickPlus ka folur për masat e reja anticovid.

Ka deklaruar se janë të vetëdijshëm se masat e reja do t’i dëmtojë hotelierët, por thotë, të gjithë shihnim se si në kafene, edhe pse kishte protokolle, nuk respektoheshin.

“Të gjithë e kemi parë, besoj edhe ju, se problemin kryesor e kemi pasur se sa herë kemi dalë në rrugën “Maqedonia”, ka qenë full me njerëz. Jemi dëshmitar, se Inspektorati nuk mund të t’i kapë të gjitha ato shkeljet”, tha Hasani./TV21