Sa bëmë ne shqiptarët për Manastirin?

Përpara do vitesh kisha një projekt në Kosovë me amerikanët dhe kur filluam projektin të gjithe ne shqiptarët “Urime, Urime, Urime”, më shikon miku im dhe më thotë: “Ju shqiptarët jeni shumë formal dhe shumë qejf i keni fotografitë”.
E shikova dhe u acarova sepse e kam zakon te mbroj popullin tim cdohere përpara ndërkombëtarëve, i thash “Je gabim, nuk na njeh dhe mos paragjyko”.
Ai u përgjigj: “Gjithe këto media, gjithë kjo bujë, u desh të bëhet kur të kryhet”.
Ndryshova temën sepse e dija realitetin.
Epilogu është që ne u plakëm me çifteli, poezi dhe me festa. Sot është Dita e Alfabetit Shqip dhe e pyes veten duke kujtuar dhe mikun tim amerikan, sa bëmë ne shqiptarë për Manastirin?
Gjuha jonë ku mbeti në Manastirë?
Gjuha shqipe ku mbeti në Maqedoninë e Veriut, a duhet të mbetemi të kënaqur me 20%?
Pse sot të gjithë lavdëroheni kur akoma jemi popull i diskriminuar në qelizë të kombit të quajtur Gjuha Shqipe?
Festojmë sepse kështu manipulojmë me vota miku im…
E gëzofshi ju që keni bërë për gjuhë dhe që e doni, ndërsa ju që e shfrytëzuat gjuhën për vota mos llomotitni shqip por shkruani vetëm 20% shqip.
Alfabetin shqip e pasuruat me analfabetë edukatorë sepse ju krijuat edhe institucionet private ku shisni diploma me gjuhën shqipe, tash?
Tash strukeni atje ku e keni vendin sepse e morët në qafë edhe gjuhën shqipe.