474 pacientë mjekohen në Covid-qendrat në Shkup

epa08517923 An ambulance carrying patient infected with the novel SARS-CoV-2 coronavirus causing the COVID-19 disease arrives at the City General Hospital 8 September in Skopje, North Macedonia, 30 June 2020. EPA-EFE/GEORGI LICOVSKI

Në Covid-qendrat në Shkup gjatë 24 orëve të kaluara janë hospitalizuar 35 pacientë të rinj për shkak të komplikimeve me korona virus, me çka numri i përgjithshëm i pacientëve të dyshuar dhe të konfirmuar me Covid-19 që mjekohen në repartet infektive të kryeqytetit arrin 474.

Siç kumtoi Ministria e Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të kaluara, në klinikat interniste ka pasur gjithsej 20 pranime, edhe atë dy pacientë janë hospitalizuar në Institutin për Sëmundje të Mushkërive dhe TBC, pesë në Covid – qendrën në Klinikën për Neurologji, shtatë të sëmurë janë hospitalizuar në Klinikën për Dermatovenorologji, dy në Klinikën për Nefrologji, ndërsa pesë në Klinikën e sapohapur për Sëmundje të Syve. Në kovid – qendrën në SPQ “8 Shtatori” ka pasur pesë pranime të reja të pacientëve, ndërsa në Klinikën Infektive janë pranuar 10 persona.