S4MM reagon për herë të parë pas pretendimeve se e tradhtoi bashkëshortja

Tashmë thashethemet për ndarjen e reperit S4MM dhe partneres së tij Filis Ismaili janë shpërndarë në gjithë rrjetin, shkruan lajmi.net.

Këto dyshime filluan pasi ata të dy nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin në rrjete sociale.

Fansat e reperit gjithashtu vunë re se S4MM kishte fshirë nga profili i tij të gjitha fotografitë që kishte nga dita e martesës me Filis dhe anasjelltas.

Ndërkohë ndarjen ende nuk e kanë konfirmuar asnjëri, por duket se S4MM ka për të sqaruar diçka.

Ai ka publikuar një foto të zezë me shkrimin “Tradhtare” duke e shoqëruar shkrimin me figurën e një shtrige duke bërë fansat të mendojnë se po i drejtohej ish-partneres.

Ndërsa S4MM ka postuar një tjetër Instastory kështu duke treguar se ky në fakt është titulli i këngës së tij të re.

 Kujtojmë se S4MM dhe Filis Ismaili kurorëzuan martesën në tetor të 2020-tës në Belgjikë, ku organizuan një dasmë modeste.