S4MM ka gati dy këngë të reja, por kjo është dilema e tij

Reperi S4MM është shumë aktiv me projekte muzikore, të cilat pëlqehen shumë nga fansat e tij.

Ai së fundi ka njoftuar që ka finalizuar dy këngë të reja, por ka dilemë se cilën ta publikojë të parën, andaj për këtë gjë kërkon mendimin e fansave.

“Showtime” dhe “Ma cherie” mbajnë titullin dy këngët e reja të reperit, për të cilat pyet fansat të votojnë se cila të dalë e para.

“Cilen kong me publiku para? Showtime – Ma Cherie”, ka shkruar S4MM, i cili pret përgjigjet e ndjekësve në Instagram.

Për ndryshe, projekti i fundit muzikor nga S4MM mban titullin “Rrugt”, mbetet të shihet se çfarë ka përgatitur këtë herë.