Dafina Zeqiri bën këtë ndryshim në dukje

Dafina Zeqiri është një prej këngëtareve që rrallëherë e shohim me një dukje të njëjtë për shumë kohë.

Kjo ngase, artistja pëlqen të eksperimentojë me ‘look-un’, andaj brenda pak kohësh ndryshon shumë stile flokësh.

Pas realizimit të fotosesionit të ri, Dafina iu drejtua floktarit, për të bërë ndryshimin e ri në stilin e flokëve, të cilin nuk e priste askush.

Ajo mëngjesin e sotëm e nisi me një fotografi, përmes së cilës tregoi flokët gërsheta që i ka bërë.

Për ndryshe, Dafina Zeqiri është duke punuar rreth albumit të saj të ri “Dafinë moj”, kurse kënga e fundit është “A je pendu”, në bashkëpunim me Cricket.