S4MM ironizon me Feron për bashkëpunimin me Capital Bra

S4MM e thumboi Feron me disa postime.

S4MM së fundi drejtoi thumba në drejtim të reperit Fero, ani pse nuk e përmendi fare emrin e tij, shkruan lajmi.net.

Ai ironizoi me faktin se përse një artist bashkëpunon me një tjetër, kur ai as që e merr mundin ta shpërndajë këngën.

“Sa keq o kur bon bashkpunim me najkon e ai as nuk ta bon post qysh duhet. Un per veti sja kisha *i ropt kur ni her se kisha qit”, shkruan ai.

E gjithë kjo vjen pasi Fero publikoi duetin me Capital Bra, e ky i fundit s’e postoi këngën fare në rrjete sociale.