Bayern Munich e ka kompletuar transferimin e Ryan Gravernberch nga Ajaxi.
Lajmin e konfirmoi eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, përmes një postimi në rrjetin social, Twitter.
Lojtari nënshkroi kontratë pesëvjeçare me bavarezët e cila do ta mbajë lojtarin në “Allianz Arena” deri në vitin 2027.
Gravenberch luan si mesfushor defanziv.
Gjatë këtij sezonit në Eredivisie, 20-vjeçari shënoi tri gola dhe pesë asistime në 30 ndeshje.




