Rutte nis vizitën zyrtare në Tiranë, takohet me Ramën

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, ka nisur vizitën e tij zyrtare në Tiranë.

Ai është takuar në ambientet e kryeministrisë me kryeministrin shqiptar Edi Rama. Kreu i qeverisë holandeze ndodhet në Shqipëri me ftesë të homologut të tij Rama.

Mësohet se Rutte do të takohet këtë të mërkurë vetëm me Ramën. Pas takimit kokë më kokë dhe takimit mes delegacioneve, ata do të zhvillojnë dhe një konferencë të përbashkët për mediat gjatë mesditës.

Kujtojmë se Holanda nga një shtet skeptik sa i përket rrugëtimit të Shqipërisë në BE, është kthyer në një përkrahës dhe nxitës i vendeve të tjera për përparimin e vendit tonë drejt unionit, shkruan tvklan.