Rustemi për autostradën Shkup-Bllacë: Na dolën disa punë të paparashikuara në projekt

Drejtori i Ndërmarrjes Publike “Rrugët Shtetërore”, Ejup Rustemi, në “Magazina Ekonomike”, ka thënë se pasi kanë filluar punimet në ndërtimin e autostradës Shkup-Bllacë, kanë dal disa punë të paparashikuara në projekt, shkruan Alsat.

Ai ka thënë se këto punë ku përfshihet edhe muri mbajtës i cili nuk ishte paraparë në projektin bvazë, pritet t’i kryejn gjatë periudhës së dimrit, që më pastaj të vazhdohet puna me intensitet.

“Gjatë punës së realizimit të projektit, kanë dalë disa punë të paparashiukuara në projekt, të cilat jemi duke i zgjidhur me projektime të reja dhe gjithashtu muri mbajtës që nuk është paraparë në projektin bazë. Shpresoj që në këtë përiudhë kohore, gjatë dimrit pra pasi që, puna në ndërtimtari nuk mund të realizohet të i rregullojmë këto probleme që më pastaj të vazhdojmë me punën”, u shpreh Rustemi./ Alsat.mk